Zbulimi i bërë në Gjermani që mund të rishkruajë historinë e njerëzimit

Zbulimi i bërë në Gjermani që mund të rishkruajë historinë e njerëzimit

417
0
Shares

Disa arkeologë gjermanë kanë zbuluar disa dhëmbë fosile, datimi i të cilave i vlerëson të rreth 9.7 milionë vjetëve më parë. Zbulimi i ri mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, duke i dhënë më shumë pikë teorive që flasin për origjinën e specieve njerëzore jashtë kontinentit afrikan. Lajmi u dha nga gazeta britanike “The Independent”. Sipas ekipit të arkeologëve të përfshirë në zbulim, dhëmbët janë të ngjashëm me gjetjet e tjera në Etiopi dhe që i përkasin skeletit të Lucyt, një paraardhëse e qenies njerëzore prej të paktën 3.2 milion vjet më parë. Lucy është konsideruar prej kohësh si hallka e humbur e evolucionit nga primatët tek njerëzit. Por zbulimi gjerman e vë në dyshim këtë argument sepse dhëmbët e gjetura në shtratin e lumit Rhine, pranë qytetit Eppelsheim, nuk i ngjajnë asnjë prej të tjerëve që i përkasin llojeve të ndryshme fosile të gjetura në Evropë ose Azi. Ky zbulim tani mund të revolucionarizojë mënyrën në të cilën konceptohet historia evolucionare e njeriut. Mbetjet e gjetura në të vërtetë theksojnë tezën e origjinës “jo-afrikane” të njerëzve. Duke qenë se gjendja evolutive e dhëmbëve të gjetura në Gjermani është e ngjashme me Lucyn, por me pothuajse pesë milionë vjet më shumë, drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore në Mainz, Herbert Lutz, e ka quajtur zbulimin “një goditje e madhe e fatit, por edhe të një mister të madh”.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Mainzit, Michael Ebling, i cili njoftoi zbulimin në një konferencë shtypi, ky zbulim mund të na detyrojë që të “rishikojmë historinë e njeriut primitiv.” “Unë nuk dua ta dramatizoj shumë zbulimin, por nuk është ekzagjerim të supozohet se duhet të fillojmë që të rishkruajmë historinë, pas zbulimit që njoftojmë sot,” tha Ebling. Mbetjet e gjetura në Eppelsheim në fakt do të konfirmonin praninë e hominidëve në Evropë disa milionë vjet më herët. Teoritë aktuale argumentojnë se qeniet njerëzore moderne janë shfaqur në Afrikë mes 400 mijë dhe 200 mijë vjet më parë, dhe pastaj u larguan në pjesën tjetër të botës vetëm 70,000 vjet më parë. /Bota.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY