Paratë e kanabisit i afrohen buxhetit të shtetit, ja shifra

Paratë e kanabisit i afrohen buxhetit të shtetit, ja shifra

163
0
Shares

Vetëm nga kultivimi dhe tregtimi i hashashit, gjatë vitit 2016, bota e krimit në Shqipëri qarkulloi rreth 1.2 miliardë euro, shkruan Monitor. Kjo vlerë përfaqëson rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2014, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin vlerësonte se fitimi nga drogat në vendin tonë kapte 2.6 për qind të PPB.

Nisur nga këta dy tregues, ndonëse me rezervën se krahasojmë dy gjëra që ndoshta kanë metodika të ndryshme llogaritje, është e qartë që kemi një tendencë në rritje të pushtetit financiar të botës së krimit. Por ajo që konfirmohet në të dy shifrat e dhëna më sipër, është se përmasa e ekonomisë së krimit është e tillë në ekonominë kombëtare, që i lejon të diktojë me forcë rregulla apo të bëhet pjesë në vendimmarrje në mënyrë indirekte. (Të paktën këtë mund të themi tani për tani).

Por shoqëria dhe demokracia shqiptare, në veçanti, duhet t’i druhet një tjetër përmase. Asaj të sfidës që krimi po i bën çdo vlere të shoqërisë sonë dhe në kushtet e mungesës së drojës nga ndëshkimi, po kërkon rol gjithmonë e më të madh në vendimmarrje, shkruan ndër të tjera monitor në editorialin e saj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY