Oficerja disa herë në Greqi me Moisi Habilaj, bisedat implikojnë ministrin

Oficerja disa herë në Greqi me Moisi Habilaj, bisedat implikojnë ministrin

341
0
Shares
Moisi Habilaj

Oficerja e policisë e cila u dekonspirua si dëshmitare nga deputetët e majtë të Këshillit të Mandateve mund ti marrë lirinë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Krimeve të Rënda ka mësuar në përgjimet e bisedave të anëtarëve të grupit, se kjo oficere ka qënë mike e kreut të grupit kriminal, Moisi Habilaj, i arrestuar pak ditë më parë nga prokuroria e Katanias.

Nisur nga këto të dhëna, prokuroria ka shoqëruar pak ditë më parë këtë punonjëse police, duke i administruar dëshminë e saj në dosje. Oficerja, ka treguar se mes saj dhe Moisi Habilaj ka pasur një miqësi, dhe se gjatë kohës që kanë qëndruar bashkë, Habilaj i ka thënë se është kushëri i Saimir Tahirit, ministrit të Brendshëm.

Sipas saj, kjo bisedë është bërë në një Bar-Kafe në qytetin e Vlorës, ku Moisiu i ka pohuar se kishte siguri në këtë punë, pasi ishte kushëri i Tahirit. Në rrëfimin që ka dhënë para prokurorëve oficerja ka kërkuar garantimin e mbrojtjes fizike dhe jetës së familjarëve të saj, ndërkohë që ka shtuar se në diskutimet që ka bërë me Habilaj, ky i fundit i kishte premtuar se do ndërhynte lart për ta ngritur në gradë dhe për ta emëruar në një pozicion më të mirë punë në polici.

Në një farë mënyre kjo oficere ishte kthyer dhe si informatore e Habiljat dhe zbulimi i saj, ka bërë që ajo të bashkëpunojë me prokurorinë. Pasi ajo ka shumë gjasa që të jetë në listën e oficerëve të policisë në Vlorë, që mund të arrestohen në periudhën në vijim. Duket se për ti shpëtuar prangave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, oficerja ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar atë që dinte rreth lëvizjeve të grupit që drejtohej me Habilaj, policët e implikuar me këtë grup dhe bisedat e ndryshme që ka bërë Habilaj me këtë punonjëse policie gjatë kohës kur kanë qëndruar së bashku.

Burime pranë “Shqiptarja.com” thanë se kjo oficere kishte udhëtuar disa herë në Greqi me Moisi Habilaj, por sipas saj këto udhëtime kanë qënë për disa probleme personale dhe dijeninë e saj, nuk bëhej fjalë për trafik droge. Dëshmia e kësaj oficereje tashmë është administruar në dosjen e prokurorisë, ndërkohë që kjo shtetase është marrë në mbrojtje nga prokuroria. Vetë prokurorët e Krimeve të Rënda deklaruar në Këshillin e Kuvendit se disponojnë dëshminë e një efektiveje, e cila është mikeshë e ngushtë e Moisi Habilajt.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY