“HABILAJ”/ Italia kërkon ekstradimin e financierit të grupit kriminal

“HABILAJ”/ Italia kërkon ekstradimin e financierit të grupit kriminal

475
0
Shares
Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) - Moisi Habilaj (ne rreth djathtas)

U arresrua dy ditë më parë si pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj. Italia ka kërkuar ekstradimin e Nazer Seitit. Ky i fundit rezulton të ketë luajtur rolin e financierit, pra që ka kontrolluar pasuritë e grupit Habilajt të fituara nga aktiviteti kriminal i drogës. Fill pas prangosjes së tij nga policia shqiptare, italianët kanë sjellë kërkesën për esktradim ndaj Seitit. Kërkesa për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e kriemve të rënda ku po ashtu do të vlersohet dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton canabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e policisë tiranë. Në rast ekstradimi drejt italisë Seiti do ti bashkëngjitet të pandehurve të tjerë mes tyre dhe Moisi Habilajt të konsideruar kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë ende në kërkim me kërkesë të italisë në territorin shqiptarë janë Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt. Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish ministrit Tahiri ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesj për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY