Pollo: Zgjedhjet në rrezik, Rama nuk do të japë garanci

Pollo: Zgjedhjet në rrezik, Rama nuk do të japë garanci

48
0
Shares

Protestuesve ju është bashkëngjitur sot edhe deputeti i PD-së Genc Pollo.
Për mediat ai ka komentuar protestën e opozitës dhe qëllimin e saj.
“Zgjidhja politike që kërkojnë këta njerëz përmes një qëndrimi afatgjatë nuk ka të bëjë me favorin e një partie, por me diçka që Shqipëria nuk e ka arritur 100% dhe është cilësia e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë në rrezik, dhe prandaj këta njerëz janë sot këtu. Pengesa që Rama i bën dekriminalizmit është një arsye që i mbledh njerëzit.
Nuk kam parë incidente, por krahasim i Ramës dhe Tahirit është i pavend. 21 janari ka qenë një protestë e dhunshme e organizuar nga Rama, kjo është protestë paqësore.
Nuk është se rrimë këtu për të ndenjur, por rrugët ligjore kanë dështuar, sepse Rama nuk do të japë garanci për zgjedhjet normale”, u shpreh Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY