Sarandë, mbërrin kroçera gjigante me 1 mijë turistë

Sarandë, mbërrin kroçera gjigante me 1 mijë turistë

73
0
Shares

Kroçera e parë për vitin 2017 me rreth 1 mijë turistë në bord ka mbërritur sot në Sarandë. Kroçera Viking Sky është  ankoruar në brigjet e Sarandës në jug të vendit.  Turistët kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit dhe qendrat historike dhe arkeologjike të qytetit bregdetar, që konsiderohet si perla e jugut shqiptar.
Ndërkohë turistët e parë u pritën me këngë dhe valle tradicionale në kalanë e Lëkurësit.
Zeri i Bilibilit grupi i qytetit organizoi këtë feste për të përshëndetur vizitoret e parë për vitin 2017.
Drejtuesi i këtij grupi Sinan Ahmeti theksoi se ashtu si vitet e kaluara turistët kanë interes për folklorin tonë duke veçuar këngën polifonike të mbrojtur nga Unesco
Gjatë këtij vitit qyteti i Sarandës do të preket nga rreth 60 anije të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY