Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar sot se vendi shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, është shprehur ajo.
Në një takim të LRI-së, ajo ka bërë ët ditur më tej se “Edi rama ka rënë politikisht dhe moralisht”.
Sipas kryetares së LSI-së, “sot krimi drejton shtetin dhe droga drejton zemrat e të rinjve shqiptarë”.
Gjatë mbledhjes së komitetit drejtues kombëtar të LRI, kryetarja e LSI ka bërë të ditur më tej se, “beteja me krimin sot është e vështirë pasi drejton shtetin, pro ka një disavantazh, pasi nuk drejton dot zemrat e të rinjve dhe qytetareve që e kanë ndarë mendjen për të jetuar në Shqipëri. Rama po përpiqet të intimidojë dhe që kërkon të përpije gjithçka”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/