Fjala e fundit e Prokurorit ndaj Tahirit: Si ka mundësi që trafikantët...

Fjala e fundit e Prokurorit ndaj Tahirit: Si ka mundësi që trafikantët të përmendin vetëm ty?

343
0
Shares

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka mbajtur një fjalë të fundit në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili do të dalë me një përfundim.
Duke folur në këtë këshill, Hajdarmataj fillimisht u shpreh se ‘nuk do donte që as ai e as kolegët e tij të mos ishin të pranishëm gjatë diskutimeve politike’.
Më pas kryeprokurori Besim Hajdarmataj u shpreh se ‘pret që provat sekrete që u treguan deputetëve të mos përfundojnë në media’.

Fjala e kryeprokurorit Besim Hajdarmataj
Do të preferoja që as unë as kolegët e mi, të mos ishin pjesë këtij diskutimi që u bë më parë. Ne kemi ardhur në këtë sallë për të paraqitur, provat, rrethanat për të cilat ne kemi mbledhur.
Ne kemi paraqitur të gjitha provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sot e gjithë pjesë e mbrojtjes së fjalës së deputetit Saimir Tahiri ta përfshijë në politikë.
Këtu flitet për dhunë politike e mediatike.
Ne kemi ardhur këtu me sjellje shumë etike e morale, për të marrë një autorizim të caktuar.
Te provat, janë bisedat e dy njerëzve që nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi, që janë bërë në qetësinë e tyre, automjetin e tyre, që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin e Brendshëm.
Ata kanë përmendur momente kur ata kanë blerë dhurata. Disa biseda janë bërë publike e disa nuk janë bërë publike, e shpresoj të mos bëhen publike.
Aty flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët.
Nuk do të na pëlqente asnjëri të ishim këtu, në momentin kur diskutohej për pjesën politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY