Saimir Tahirit “i ikën truri”, përsërit veten vë në pozitë edhe Gramoz...

Saimir Tahirit “i ikën truri”, përsërit veten vë në pozitë edhe Gramoz Ruçin

515
0
Shares

Në seancën e sotme të mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, “i pandehuri” Saimir Tahiri, ka demonstruar se “i ka ikur truri”.
Përballë çdo pyetje të deputetëve, ai përsëriste fraza të njëjta politike, për “bëmat” e tij si ish-ministër.
Jo vetëm kaq, por guxoi të ngrinte zërin dhe të thoshte se “Pranga politike s’do pranonte kurrsesi në duar”, teksa replikonte me deputetin e PD.
“Ja u them qartazi dhe prerë, me fytyrën lart se do jem këtu e nuk lëviz asnjë sekondë deri sa të dalë e vërteta, por llumin nuk e pranoj”.
Deklaratat politike të përsëritura të Saimir Tahirit, vunë në pozitë të vështirë edhe drejtuesin e këtij Këshilli, Gramoz Ruçi, i cila disa herë ndërhyri, duke i kërkuar ish-ministrit të Brendshëm të mos bënte deklarata politike, se nuk ishin në interpelancë, apo seancë plenare të Kuvendit. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY