PAZARI/ Tahiri në zyrën e Ruçit pak para dhënies kohë 24 orë...

PAZARI/ Tahiri në zyrën e Ruçit pak para dhënies kohë 24 orë “për prishjen e provave”

147
0
Shares

Të gjithë e vunë re mungesën e Saimir Tahirit sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores teksa prokurorët paraqisnin prova sekrete për ta gozhduar.
Me tu kthyer në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka pasur pak punë. Ai ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryetarin e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, Gramoz Ruçin.
Sipas burimeve të besueshme të “BalkanËeb”, Tahiri është parë të hyjë në zyrën e Ruçit gjatë kohës së pauzës në komision, ndërsa arsyet e këtij takimi flash mund t’i merrni me mend.
Ata të dy mësohet të kenë biseduar vetëm disa minuta, e më Tahiri ka dalë nga zyra për të shkuar në mbledhje. Pas tij në mbledhje hyri edhe Ruçi.
Avokati i Tahirit me të marrë fjalën hodhi gurin, kërkoi tre ditë kohë me të drejtë sipas tij, që të përgatiste mbrojtjen.
Ruçi qëndroi stoik, nuk e pranoi kërkesën e avokatit, as të opozitës, por vendosi me kokën e tij, i dha vetëm 24 orë kohë Saimirit. Vendim për të blerë kohë thotë opozita, që Tahiri të prishë provat që e fundosin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY