AKUZA/ Gramoz Ruçi të ndiqet penalisht nga Prokuroria

AKUZA/ Gramoz Ruçi të ndiqet penalisht nga Prokuroria

292
0
Shares

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi thotë se Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale ndaj Gramoz Ruçit për pengim te hetimeve.
Sipas tij shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve duhej të bëhej me votim.
Reagimi i deputetit të PD erdhi pas shtyrjes së këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku pritet të vendoset për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e Saimir Tahirit .

Reagimi i plotë i deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi në “Facebook”
Prokuroria duhet te filloje ndjekjen penale ndaj Gramoz Rucit per pengim te hetimeve! Me vonesat e tij dje dhe me nderprerjen dhe shtyrjen e paligjeshme te mbledhjes sot, ai po krijon mundesi te prishen provat.
Kryetari i Kuvendit ben vetem thirrjen e Keshillit per Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin. Keshilli ka 5 anetare te mazhorances dhe 5 te opozites. Kryetari i Kuvendit nuk ka asnje kompetence procedurale dhe as vendimmarrese (Neni 13, pika 3 e Rregullores se Kuvendit).
Kerkesa e Tahirit per shtyrje duhej vendosur me vote, se paku 6 vota nga Keshilli. Dhe PS ka vetem 5 anetare. Pra kerkesa do te rrezohej. Nderprerja e mbledhjes nga Ruci thjesht i jep mundesi antiligjit! Po aq sa avokatia qe i bene Tahirit koleget e tij te nje kauze. Asaj te Cannabisgate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY