Kryemadhi: Tahiri detyroi Ramën të gëlltisë çorbën e prishur deri në lugën...

Kryemadhi: Tahiri detyroi Ramën të gëlltisë çorbën e prishur deri në lugën e fundit

87
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në deklaratë për shtyp pas vendimit të Ruçit për shtyrjen e mbledhjes së komisionit mandateve, duke i dhënë kohë Tahirit deri nesër për të përgatitur mbrojtjen, tha se “Rama gëlltiti çorbën e prishur deri në lugën e fundit”.
Çdo ditë që Rama e Cako janë në detyrë është një ditë e bardhë për trafikantët, deklaroi kryetarja e LSI-së, e cila i bëri thirrje Ramës të heqë dorë nga sulmet e shantazhet që ushtron ndaj drejtësisë.

Deklarata e Monika Kryemadhit
Kryeministri dhe mazhoranca sot tregoi përfundimisht qartë shkallën e inkriminimit pa kthim të përfshirjes dhe mbështetjes së tragjedisë së drogës që po përjeton populli shqiptar.
Kryeministri dhe mazhoranca humbi sot mundësinë e fundit për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj. Cilido qoftë votimi i saj nesër kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë shqiptarët u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedent duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale edhe me dimension ndërkombëtar.
Mbledhja e sotme e cila kishte në shqyrtim imunitetin e mandatin që lidhej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të armëve duhet të ishte mbledhja më e shkurtëer në historinë e parlamentarizmit, pasi lidhet me veprimtarinë më të rëndë kriminale që ky komision ka marrë në shqyrtim.
Është fare e qartë nga sot që ky kryeministër e mazhoranca e tij e kanë gëlltitur Kusinë e Çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Ky kryeministër dhe Haki Çako vazhdojnë akoma të jenë në detyrë si garantë të trafikut të drogës pasi nga dje dhe sot janë kapur 3.5 ton drogë me vlerën që kalon 35 milion euro. Çdo ditë e vazhdimit të tyre në krye të qeverisë e policisë është një ditë e bardhë për trafikantët dhe ditë e zezë për shqiptarët. Ju bëj thirrje maxhorancës dhe kryeministrit të heqin dorë nga sulmet, presionet dhe shantazhet politike ndaj drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY