Aksidentet rrugore, nga janari në shtator 166 persona humbin jetën

Aksidentet rrugore, nga janari në shtator 166 persona humbin jetën

96
0
Shares

Në nëntë muaj 166 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore. Shifrat vijnë nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit kryesojnë Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Lezha.

Vdekjet shkaktuar nga aksidentet rrugore vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta në Shqipëri.
166 persona kanë ndërruar jetë nga janari deri në shtator të këtij viti, ndërsa mbi 1800 të tjerë janë plagosur.
Një shifër që mbetet e lartë, ndonëse sipas Institutit te Statistikave, krahasuar me vitin e shkuar ka pësuar rënie me 17%.
Pjesa më e madhe e jetëve të humbura, më shumë se 93 vete, ishin të rinj deri në 35 vjeç, ndërsa qarqet më problematike janë Tirana, Durrësi, Lezha, Elbasan, Vlorë.
Vetëm muajin që lamë pas numërohen 172 aksidente rrugore ku të plagosur mbetën 197 persona nga 191 me 246 të plagosur shtatorin e 2016-ës
Në 86 % të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Pjesa me e madhe, rreth 31,4 % janë shkaktuar ndërsa në timon kanë qenë të rinjë nga 25 deri ne 35 vjeç.
Në Shtator 2017, numri i të vdekurve për 100.000 banorë sipas Institutit te Statistikave ishte afërsisht 1 person.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY