EMRI/ “Dosja Habilaj”, arrestohet një tjetër “kushëri” i Saimir Tahirit në Vlorë

EMRI/ “Dosja Habilaj”, arrestohet një tjetër “kushëri” i Saimir Tahirit në Vlorë

278
1
Shares

Një tjetër i arrestuar për llogari të autoriteteve italiane mbi dosjen “Habilaj”, është edhe Nazer Seiti. Pas operacionit në Babicë të Vogël ku u sekuestrua 4 ton kanabis, policia me urdhër të prokurorisë ka ushtruar kontrolle edhe në zona të tjera të Vlorës.
Sipas burimeve, Seiti është arrestuar pasditen e së enjtes, në një zonë periferike të qytetit bregdetar ndërkohë që në dosjen voluminoze prej 417 faqesh, ai përmendet në disa episode.
Nisur nga përgjimet ambientale por edhe telefonike rezulton se Nazer Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambiente dhe pjesën logjistike të grupit.
Në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj në janar të 2017-ës thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon mirë.
“Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit…, e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme , se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit ”, thuhet në bisedë.
Në dosjen e prokurorisë së Katanias janë të evidentuar 12 persona, 4 prej të cilëve italianë, që rezultojnë të implikuar por përmenden edhe persona të tjerë mes tyre edhe femra që merreshin me kultivimin dhe paketimin e kanabisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY