Ne jemi për ti kthyer shpresën qytetarëve përballë fasadës së shpëlarë të mjeshtrit të fasadave.
Ti themi lamtumirë demokracisë fasadë dhe mirë se vjen demokraci e vërtetë. Nga ky shesh do të shpallim fitoren e demokracisë së vërtetë.
Ky ishte mesazhi që përcolli sot kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë një fjalimi para protestuesve të cilët prej më se 24 orësh qëndrojnë në Bulevardin “dëshmorët e kombit”, përballë Kryeministrisë.
“Gjithë qytetarëve shqiptarë ju bashkuan dje protestës më madhështore që ka njohur ky bulevard.
Në këtë shesh që u pagëzua dje si sheshi i lirisë dhe shpresës për çdo qytetar, konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment sikurse edhe mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë amerikanë e europianë, për zgjedhje të lira e të ndershme.
Fitorja do të jetë fitorja juaj, fitorja e çdo shqiptari.
Kjo protestë i ka dhënë kauzës sonë një forcë të papërballueshme nga krimi dhe korrupsioni.
Përballë nesh kemi një fasadë, nga mjeshtri i fasadave. Në këto tre vjet e gjysmë ka ndërtuar një shtet fasadë, një demokraci fasadë, një parlament fasadë që nuk përfaqëson popullin shqiptar i cili nuk përfaqëson demokratët, socialistët e qytetarët e ndershëm, por përfaqëson një grup qytetarësh të lidhur me krimin që e kanë mendjen të mbushin xhepat e tyre.
Sot detyra jonë është ti japim fund fasadave të shpëlara, demokracisë fasadë, zgjedhjeve fasadë, parlamentit fasadë. Ne jemi për ti kthyer shpresën qytetarëve, shqiptarët na kanë mbështetur, ndërkombëtarët na kanë mbështetur. Vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.
Nuk ka kthim pas. Kthimi pas na kthen në humnerë, ku është zhytur shumica e shqiptarëve.
Ky shesh është fundi i demokracisë fasadës, sheshi i rikthimit të demokracisë së vërtetë. Ky shesh është fundi i medieve fasadë.
Ti themi lamtumirë demokracisë fasadë dhe mirë se vjen demokraci e vërtetë. Nga ky shesh do të shpallim fitoren e demokracisë së vërtetë”, u shpreh midis të tjerave kreu i PD-së Lulzim Basha.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/