Basha: Tahiri merrte shuma të mëdha parash nga banda “Habilaj” t’ju ofruar...

Basha: Tahiri merrte shuma të mëdha parash nga banda “Habilaj” t’ju ofruar siguri nga Policia

92
0
Shares

Pak pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Tahiri’ ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nga selia e PD-së ai pohoi për gazetarët se sot u vërtetua edhe njëherë se Rama është në krah të Tahirit.
“Shqiptarët kanë parë sot se si Rama ka mbrojtur Tahirin, që është kapur në flagrancë nga Italia në trafikun e drogës dhe armëve. Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim të kësaj bande për t’ju siguruar siguri nga policia. Këto prova, që drejtësia italiane po i administron dhe prova të tjera janë paraqitur nga prokuroria, me qëllim heqjen e një privilegji i imunitetit parlamentar. Rama tregoi se është në krah të Saimir Tahirit. E vërteta që i lidh është me e fortë se retorika për të bërë drejtësi”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY