Në zbatim të Planit të Veprimit për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë po vijojnë kontrollet çdo ditë në territor.
Në këtë kuadër gjatë ditës së djeshme, Shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë Tepelenë Komisar Roland Zhapa së bashku me SPZ-në e zonës Inspektor Fejzo Meçe, bazuar edhe mbi bazën e disa informacioneve të marra në rrugë operative së në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës mund të ketë të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në territor.
Për shkak të terrenit shumë të thepisur dhe shumë të vështirë, në pikën më të lartë të kanioneve eshte ngjitur Shefi i Rendit dhe SPZ i zonës.
Ata kanë ushtruar kontroll ne kete territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. Punonjesit e policise jane perpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve.
Menjëherë janë marrë masa nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë, nuk ishte e mundur t’ju vihej në ndihmë.
Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë.
Alpinistët e Reneas janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje ne mbremje, por për shkak të errësirës janë tërhequr pa mundur t’ju shkojnë në ndihmë.
Mëngjesin e sotëm, kanë vijuar përpjekjet me alpinistët e RENEAs për të shkuar në ndihmë të dy punonjësve të Policisë, por përsëri ka qenë e pamundur per shkak te terrenit
Ne drejtim të tyre është nisur helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e ka të pamundur kryerjen e operacionit të shpëtimit.
Të dy punonjësit e Policisë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Brendshme, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me strukturat drejtuese të Policisë Vendore dhe jane jashte rrezikut për jetën.
Rreth orës 12.25 punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin, pasi nga ajëri helikopteri për shkak të erës së fortë nuk është futur dot.
Punonjësit e Policisë tashmë kanë dalë nga zona me rrezik duke vijuar lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre, ku paraprakisht të dy janë mirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/