Avokati i Tahirit kërkon tre ditë kohë për mbrojtjen, Alibeaj: Për të...

Avokati i Tahirit kërkon tre ditë kohë për mbrojtjen, Alibeaj: Për të prishur provat?!

122
0
Shares

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve po diskutohet per kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Tahirit dhe hapjen rrugë të arrestimit të deputetit të PS-së. Avokati mbrojtës i ish-ministrit Saimir Tahiri, kërkoi tre ditë kohë për t’u mbrojtur. Deputeti i PD Enkeled Alibeaj nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. Ai ka vënë në dyshimet qëllumet e kësaj kërkese dhe ka pyetur, nëse kjo është taktikë për të shtyrë procedimin. Sipas Alibeajt kjo seancë duhet të vazhdonte një orë e më parë.

“Të jetë taktikë për të shtyrë procedimin? Nuk do doja ta besoja. Tani duhet të ndalim. Ose ju keni shkelur procedurën ose zotërinj kërkojnë të procedojnë. Sot nuk po vendosim që ti hedhim prangat dikujt. Në kërkojmë që të zbatohen kërkesat e organit të prokurorisë. Ky është thelbi i reformës së madhe në drejtësi. Ku është momenti, që të tregohet pandëshkueshmëria. Unë për mendimin tim është që të vazhdojmë një orë e më parë, që shkelësit të ligjit mos të prishin provat.”- tha Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY