Halimi, debat me prokurorët: Habilajt janë mbështetur nga policë

Halimi, debat me prokurorët: Habilajt janë mbështetur nga policë

208
0
Shares

Deputeti demokrat, Eduard Halimi i ka pyetur prokuroret për veprimtarinë kriminale të ushtruar nga grupi Habilaj prej katër vitesh.

Pyetje-përgjigjet:
Halimi: Bazuar në marrëveshjen me Italinë për bashkëpunim kundër krimit, a keni ju zyrtarisht kërkesën e procedimit penal për grupin kriminal të Habilajve? Ju ka ardhur juve zyrtarisht kërkesa e gjykatës italiane?

Imeraj: Kemi operuar për ndihmë nga italianët. Me shkresën përkatëse është depozituar në prokurori materiali, që përfshin dhe kërkesën në fjalë.

Halimi: Bazoheni nga dokumenti i italianëve apo në lajmet e shtypit shqiptar?

Osmani: Është regjistruar procedimi në bazë të materialeve italiane.

Halimi: Keni kërkuar vetëm kërkesën për gjykim apo gjithë dosjen voluminoze?

Imeraj: Nuk është kërkuar vetëm ajo që referuat por të gjitha detajet, përgjimet, vëzhgimet, personat e përfshirë dhe çdo detaj tjetër, numra telefoni, të përfshira në veprimtari kriminale dhe që i vlejnë hetimit.

Halimi” Grupi i Habilajve kishte mbështetje nga policë. Ka pasur referim nga policia lidhur me këtë grup? Sipas italianëve ata trafikojnë drogë e armë prej katër vitesh.

Hajdarmataj: Deri në vitin 2016 në regjistrat e prokurorisë nuk ka ardhur ndonjë material, që nga viti 2013. Ne nuk kemi asnjë material të ngarkuar ndaj këtyre personave në këto vite. Në vitin 2017 nga fundi i muajit prill ka ardhur vetëm në material, që fliste për një aktivitet të shtetasve Habilaj.

Halimi: Ju keni pasur zero referime?

Hajdarmataj: Nuk kemi pasur referime, e sqarova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY