“Saimir Tahiri mund të arratiset nga vendi, ose të prishë provat për...

“Saimir Tahiri mund të arratiset nga vendi, ose të prishë provat për veprat penale për të cilat akuzohet”

335
0
Shares

Prokurori i Krimeve te Renda ka dyshime se ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri mund te arratiset nga vendi, ose te prishe provat per veprat penale per te cilat akuzohet. Deputeti demokrat Alibeaj e ka pyetur prokurorin specifikisht:

Alibeaj: A ekziston dyshimi që Tahiri të ikë nga vendi, të prishë provat apo të kryejë një vepër tjetër?

Prokurori: Sigurisht, kemi dyshimin që mund të jemi para këtyre rasteve, unë jo pa dashje bëra një prezantim të përgjithshëm që nisëm një hetim duke e mbajtur në fshehtësi. Tani mund të ndodhë që Ish-ministri edhe ti shmanget hetimit.

Manja: cila është baza e regjistrimit të procedimit penal ndaj Tahirit? Kur e keni regjistruar? Në çfarë date e regjistruar emrin e Tahirit në regjistrin e veprave penale?

Prokurori: në 17.10.2017 regjistruam procedimin, duke iu referuar të dhënave të dala tashmë nga mediat. Duke pasur parasysh nenin 287 të procedurës penale, prokurori kur konstaton se është kryer një ndjekje penale ka detyrimin ta ushtrojë ndjekjen penale kryesisht. Në të gjitha mediat ishte shfaqur një material që implikonte një njeri. Gjatë gjithë veprimtarisë së prokurorisë kur kemi evidentuar që ka pasur raste të trafikimit të lëndëve narkotike, ne kemi filluar procedim penal kryesisht. Pastaj është moment tjetër që ne të shkëmbejmë informacione dhe të dhëna me Italinë për të proceduar ndaj personave që ata kanë të dhëna. Ne jemi kompetentë për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Manja: Në 17.10.2017 keni regjistruar një procedim penal nga ajo që ka dalë në media, pa bërë asnjë hetim hetimor keni konkluduar se duhet ti drejtoheni Kuvendit për arrestimin e Tahirit? Jeni në dijeni që Kuvendi me nismën tonë si shumicë kur ishim në opozitë, ka bërë kufizimin e imunitetit të deputetit? Kush iu ka penguar të bëni hetime pro active?

Prokurori: Askush. Ne jemi duke bërë hetime ndërkohë. Procedimi është bashkuar me dy procedime të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY