Prokurori Hajdarmataj trondit sallën: Dosja Tahiri është sekrete, ka emra personash

Prokurori Hajdarmataj trondit sallën: Dosja Tahiri është sekrete, ka emra personash

934
0
Shares

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar që të mbahet seanca me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, duke konfirmuar se letra e bërë publike është vetëm një pjesë e asaj që është dërguar në Kuvend.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka kërkuar që procesi të vijojë në pajtim me ligjin ndërkohë që ekspertët ligjorë të Kuvendit thanë se mbledhja e Keshillit të Mandateve mund të zhvillohet e mbyllur.

Deputetet Enkelejd Alibeaj i PD dhe Ulsi Manja i PS kanë kërkuar që një pjesë e seancës të vijojë e hapur ndërsa pjesa me sekretet të vijojë e mbyllur.

Ndërkohë prokurori Hajdarmataj ka këmbëngulur se në dosje ka emra personash dhe anëtarët e komisionit duhet të deklarojnë edhe ruajtjen e sekretit përmes firmosjes së një deklarate.

Ne fund u vendos qe seanca te zhvillohej e hapur pervec ne ato raste kur prokurori do te permendte emra personash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY