Tani mund ta merrni nënshtetësinë greke akoma më thjeshtë

Tani mund ta merrni nënshtetësinë greke akoma më thjeshtë

303
0
Shares

Greqia ka bërë ndryshime të procedurave për marrjen e shtetësisë greke. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të marrin letërnjoftimin dhe pashaportën, pa qenë e nevojshme të bëjn procedurat e mëparshme.
Duke filluar nga dita e djeshme, nuk do jetë e nevojshme të paraqiten në zyrat e shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigracionit, për të bërë kërkesën e heqjen së lejes së qëndrimit dhe marrjen e vërtetimit përkatës.
Ky veprim ishte i domosdoshëm, me qëllim që kushdo që merrte nënshtetësinë me natyralizim, të aplikonte për pajisjen me letërnjoftimin grek dhe pasaportë greke. Domethënë, procedura e përcaktuar me ligj ishte: Publikimi i vendimit për dhënien e nënshtetësisë në Gazetën Zyrtare, Heqja e lejes së qëndrimit, Paraqitje në bashki për t’u regjistruar në regjistrin e banorëve, Aplikim për letërnjoftim grek, Aplikim për pasaportë. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumenta greke.

Sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të mbyllnin takim, dhe ky takim mund të realizohej pas muajsh të tërë. Njëlloj edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, që duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar edhe ata kartën e tyre.Merr fund zvarritja e panevojshme, në kohën që gjithçka mund të zgjidhet në kuadër të kompjuterizimit të shërbimeve administrative greke. I pari që e kishte përcjellë këtë shqetësim në udhëheqjen e ministrisë së brendshme dhe atë të emigracionit, ishte Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, por edhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja”.

Me argumente të forta, i mbështetur edhe nga drejtori i kësaj qendre, Ilias Hronopulos, Malaj më në fund arriti t’i bindte “shefat” e administratës greke për ndryshimin që duhej bërë.Ky ndryshim përshkruhet në shkresën që Ministria e Rendit e Greqisë i ka dërguar shërbimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe zyrave përkatëse në të gjithë vendin. Edhe pse dy vendime ministrore (2012 dhe 2014), parashikonin që kërkesa për nxjerrje letërnjoftimi duhej shoqëruar nga dorëzimi i lejes së qëndrimit apo i “kartës së homogjenit”, shkresa e tanishme përcakton që “për nxjerrjen e letërnjoftimit nuk parashikohet paraqitja e vërtetimit për dorëzimin apo anullimin e lejes së qëndrimit apo Kartës së Posaçme të Homogjenit”.

Për të shmagur çdo mundësi keqinterpretimi, drejtuesit e Ministrisë së Rendit përsëritin në porosinë ndaj vartësve të tyre që “detyrimi për dorëzimin e kartës së lejes së qëndrimit nuk krijon pengesë për nxjerrjen e letërnjoftimit që i jepet menjëherëaplikuesit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY