FOTO/ Qentë në Ankona zbulojnë 10 tonë kanabis “shqiptar”, Policia e Shtetit...

FOTO/ Qentë në Ankona zbulojnë 10 tonë kanabis “shqiptar”, Policia e Shtetit “guxon” e përgënjeshtron mediat italiane

73
0
Shares

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e dhënë nga media italiane për zbulimin nga qentë antiodrogë dhe kapjen e 10 tonëve kanabis të nisur nga Shqipëria me një kamion që ka kaluar nga porti i Durrësit. Sipas Policisë së Shtetit, lajmi i dhënë nga media italiane është i pavërtetë sepse policia italiane nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë aksion.
Por edhe media italiane “Il Resto del Carlino” që është një media me bazë në Bolonja dhe që ka lindur në 20 mars të vitit 1885, nuk ka cituar policinë italiane në lidhje me aksioni antidrogë.
Në shkrimin që ka bërë gazeta italiane, thuhet se operacioni është mbajtur i fshehtë për 2 ditë dhe është organizuar nga Doganat Italiane dhe nga ana e Guardia di Financës (GDF).

Deklarata e Policisë së Shtetit


policia e shtetitNë lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretisht  duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 ton Cannabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit,

Ju sqarojmë se:
Lajmi është tërësisht i pavërtetë. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjëzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar. 
Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohe reale me autoritetet policore italiane të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë.
Policia e Shtetit mbetet tërësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë.


iga


screenshot_21487510272

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY