Tahiri “rrëzon” trafikun me audin e tij 003: Prokuroria nuk thotë të...

Tahiri “rrëzon” trafikun me audin e tij 003: Prokuroria nuk thotë të vërtetën për udhëtimin e tij me Habilajt

257
0
Shares

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se ka bërë një gabim që nuk u tregua i kujdesshëm kur shiti makinën e tij te Habilajt. Kjo ështe përgjegjësi morale, tha ai por ky nuk është faj. Sipas Tahirit makina me targat AA003GB nuk ka qenë e përfshirë në trafiqe dhe se nuk ka asnjë regjistrim të hetimit se kjo makinë është përdorur në trafik të drogës.

Tahiri tha se nuk ka udhëtuar asnjëherë me Habilajt jashtë vendit duke hedhur poshtë një gjetje të prokurorisë të përfshirë sot edhe në relacionin për Kuvendin ku thuhet se Tahiri ka udhëtuar me Artan Habilajt jashtë vendit.

Nuk kam udhëtuar kurrë në Itali me Habilajt, tha Tahiri në Opinion. Artani nuk ka qene kurre ne makinen time. Tahiri refuzoi se ishte ndaluar kohe me pare nga policia italiane per 4 ore ne nje aeroport te Italise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY