Burgu duket se e ka bërë një qytetar më të mirë një shqiptar në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se një shqiptar i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike kishte gjetur një portofol me 1 300 euro brenda duke e dorëzuar atë tek karabinerët.
Portofoli i përkiste një shtetasi italian, i cili kishte denoncuar humbjen tek autoritetet duke marrë përgjigjen se ai ishte gjetur nga një shqiptar që e kishte dorëzuar tek karabinierët.
Përballë këtij veprimi, italiani ka tentuar t’i dhurojë 300 euro shqiptarit, i cili nuk identifikohet nga mediat italiane, por ky i fundit nuk ka pranuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/