Mafia shqiptare në Zvicër merr në dorë trafikun e të gjitha llojeve...

Mafia shqiptare në Zvicër merr në dorë trafikun e të gjitha llojeve të drogës

62
0
Shares

“Mafia shqiptare në Zvicër drejton trafikun e të gjitha llojeve të drogave”, është titulli kryesor i një shkrimi në gazetën zvicerane “Le Matin Dimanche”.
Në artikull thuhet se shpërndarja e drogës ka ndryshuar tregun e Zvicrës. Heroina, kokaina dhe hashashi, janë tashmë në duart e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjithashtu aty shkruhet se trafiku i të gjitha drogave mbështet në sajë të një organizimi të përsosur të bandave shqiptare, të cilat në fillim lindën me trafikun e heroinës.
“Ne nuk e dimë se kush kontrollon kë”, ka thënë për “Le Matin Dimanche”, oficeri i antidrogës Olivier Guéniat.
Policia zvicerane është habitur nga ajo që ka zbuluar deri më tani. Më 18 janar të këtij viti u zbulua në Gjenevë një grup kriminal, ku ranë në pranga 3 meshkuj shqiptar dhe një femër.
Gjithashtu u sekuestruan 20 kg kokainë. Gjatë vitit të kaluar në këtë zonë janë sekuestruar 33 kg kokainë.
Pika e përbashkët e trafikantëve?
Ata janë të gjithë shqiptarët. Kjo është thënë nga ekspertët të cilët shprehen se tashmë tregu i drogës po ndryshon. Deri atëherë, ai ishte shumë i segmentuar.
Shqiptarët dhe kosovarët drejtonin trafikun e heroinës, afrikanë atë të kokainës dhe zviceranët drejtonin tregun e kanabisit. Tashmë gjithçka po drejtohet nga shqiptarët.
Gjeneva është vendi që merr me shumë drogë dhe ky është motivi se pse mafia është më e zhvilluar këtu.
“Oportunizmi luan një rol mjaft të rëndësishëm në vendosjen e aktiviteteve tek shqipfolësit”, ka pohuar Frank Zobel, zëvendës drejtor i trafikut antidrogë në Zvicër dhe bashkautor i një studimi të vazhdueshëm në tregun e heroinës.
Sipas statistikave, rreth 8 tonë pluhur të bardhë konsumohen çdo vit në Zvicër dhe dy tonët e tjera janë heroinë.
Potenciali i biznesit është i rëndësishëm. Së fundi, për të financuar trafikimin e kokainës, shqiptarët filluan shitjen e kanabisit, ku çdo vit qarkullon mbi 80 tonë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY