SKANDAL/ Gramoz Ruçi “fshihet”, nuk pranon të mbledhë Këshillin e Mandateve

SKANDAL/ Gramoz Ruçi “fshihet”, nuk pranon të mbledhë Këshillin e Mandateve

232
0
Shares

Një situatë e paprecedentë është duke ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë në këto momente.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një kërkesë zyrtare për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Prokurorët kanë shkuar në selinë e Kuvendit dhe kanë dorëzuar dokumentet. Këtu fillon e çuditshmja dhe situata e paprecedentë.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duket se ka vendosur që ta marrë në mbrojtje Saimir Tahirin.
Sipas deputetit të PD-së, Eduard Halimi, Gramoz Ruçi nuk ka ardhur ende në Kuvend.
Halimi tha se kishte pasur një komunikim me Ruçin, por ai i kishte thënë që nuk kanë ardhur dokumentet dhe nuk ka parë asnjë letër të Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY