Në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Kuvend mesditën e sotme kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, që më pas i hap rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, mësohet se Prokuroria ka bëre gati edhe urdhër arrestet për rreth 10 zyrtarë të lartë të policisë, të përfshirë sipas saj në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në media është aluduar dhe për emrin e Haki Çakos, por ende nuk konfirmohet zyrtarisht nëse ne listën e zyrtareve të lartë, të cilëve iu është prerë urdhër arresti nga prokuroria, ndodhet edhe emri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit.
Më herët gjatë vizitës në Vlorë, kryeprokurori Adriatik Llalla u shpreh se, “çështja sapo ka nisur, ende shume veprime për t’u bërë. Ka informacion voluminoz, i cili duhet shqyrtuar”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/