DETAJE/ Dy dokumentet që do të arrestojnë Saimir Tahirin erdhën mbrëmë nga...

DETAJE/ Dy dokumentet që do të arrestojnë Saimir Tahirin erdhën mbrëmë nga Italia

347
0
Shares

Të tjera detaje mësohen rreth kërkesës së bujshme të Prokurorisë për ti hequr mandatin Saimir Tahirit dhe vënien e tij përpara drejtësisë.
Burime të rezervuara nga Krimet e Rënda thanë për TCH se mbrëmjen e djeshme kanë ardhur dy dokumente tepër sekrete nga autoritetet italiane që kanë bindur organin tonë të akuzës për përfshirjen e Tahirit me bandën e Habilajve.
Sot në mesditë doli njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku thuhej se ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm mund të ketë konsumuar dy vepra të rënda penale: Atë të trafikut të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore”.
Në njoftim thuhet gjithashtu se, në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY