Këto janë arsyet pse femrat e shmangin seksin me kalimin e viteve

Këto janë arsyet pse femrat e shmangin seksin me kalimin e viteve

335
0
Shares

Frika nga dhimbjet gjatë seksit apo problemet në rrugët urinare janë arsyet kyçe pse gratë shmangin intimitetin me kalimin e viteve. Dy nga dhjetë gra që kanë kaluar menopauzën pohojnë se shmangin seksin sepse kanë frikë se do t’u dhemb, ndërsa një në dhjetë pohoi se kanë probleme me fshikëzën e urinës. Nëpërmjet këtij studimi ekspertët zbuluan se rënia e aktivitetit seksual me kalimin e viteve vjen jo domosdoshmërish sepse nuk janë të interesuara për seks, por në fakt problemi për një pjesë është kryesisht fizik. Më shumë se 1.500 gra u bënë pjesë e këtij pyetësori. Dhimbja gjatë seksit u raportua si problem nga 20% prej tyre, ndërsa 9% kishin probleme me fshikëzën urinare, që lidhen me frikën se mund të urinojnë në krevat apo mbase do t’u duhet të ndërpresin aktin dhe të shkojnë në tualet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY