Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatim të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017″, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e tre personave, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.
Janë ndaluar personat…
• Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak;
• Eduart Bukmishi 55 vjeç, banues në Sukth.
Në ngarkim të Indrit Driza, Gjykata e Cantezaro/Itali, ka lëshuar urdhër arresti me Nr. 157/05RMC datë 02. 11. 2005 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian si dhe paragrafi 73, i ligjit “Për drogat” Nr. 909/90.
Maksimumi i dënimit është 22 vjet burgim.
Në ngarkim të Eduart Bukmishit, Gjykata e Cantezaro/Itali ka lëshuar urdhër-arrestin me Nr. 157/05RMC, datë 02. 11. 2005, për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”parashikuar në nenet 3, 4 të ligjit Italian Nr. 75/58.
Perosnat e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 10. 10. 2017.
Gjithashtu, është ndaluar edhe një person i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:
• Ernest Shutina 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Në ngarkim të Ernest Shutina, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendimin Nr. 785, datë 11. 09. 2014, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/