VIDEO & DETAJE/ Droga e Babicës, prangoset infermieri – Lidhja që ka...

VIDEO & DETAJE/ Droga e Babicës, prangoset infermieri – Lidhja që ka me Moisi Habilajn

152
0
Shares

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp dha detaje në lidhje me drogën e kapur në Babicë të Vlorës.

Dekalarat e plotë e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi

Zv/Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ne deklarate per median per Mega-operacionin "Banda e Babicës", ku u kapen rreth 4 ton drogë, 1 person në pranga dhe 2 të shoqëruar

Publié par Policia e Shtetit sur jeudi 19 octobre 2017

Në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë lëndë narkotike drejt shteteve europiane, kryesisht Italisë, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë finalizuar një mega-operacion të nisur pas një hetimi të mirëfilltë me metoda speciale.
Referimi është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datë 30 prill 2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve që kishin siguruar për aktivitetin në fushën e trafikimit të narkotikëve.
Ditën e djeshme në fshatin Babicë është organizuar ndërhyrja në terren në bashkëpunim mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore Vlorë, nën drejtimin e një Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Drejtorit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, me rreth 50 forca speciale ‘Delta’ dhe forca nga policia lokale.
Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi rezultoi 3 978 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.
Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar.
Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale.
Hetimet po vijojnë intensivisht ne bashkëpunim me organin e akuzës dhe partneret ne nivelin e nje operacioni ndërkombëtar për dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve te përcaktuara qartësisht ne ligj.
Policia e Shtetit është e angazhuar për goditjen e çdo aktiviteti antiligjor me fokus të veçantë atë në fushën e narkotikeve dhe të pasurive kriminale që burojnë nga ky aktivitet.
Duke përfituar nga ky komunikim me publikun, gjej rastin që në emër të Policisë së Shtetit të ftoj çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY