EMRI/ Tiranë, ndërron jetë gjyshi 80-vjeçar, i plagosur me thikë nga nipi...

EMRI/ Tiranë, ndërron jetë gjyshi 80-vjeçar, i plagosur me thikë nga nipi 6 ditë më parë

125
0
Shares

6 ditë pasi u godit me thikë nga nipi i tij adoleshent, Shaban Agaj ka ndërruar jetë.
Burime nga Spitali i Traumës në kryeqytet, ku 80-vjeçari ndodhej i shtruar, konfirmojnë se i moshuari ndërroi jetë pasditen e së mërkurës.
Ai ndodhej në Reanimacion që prej së enjtes së shkuar, kur u godit 4 herë me thikë nga nipi i tij 19-vjeçar, Beniamin Kaso.
I moshuari i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Mesditën e 12 Tetorit, Shaban Agaj, i cili festonte 80-vjetorin e lindjes, së bashku me bashkëshorten e tij Hajrije Agaj, 77 vjeçe, u goditën nga 4 herë me thikë nga djali i vajzës së tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin e të moshuarve tek zona e “Freskut”, pas një konflikti që kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për paratë.
Beniamini jetonte në Gjermani me të ëmën dhe kishte pak kohë që kishte ardhur tek në shtëpinë e gjyshërve të tij. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tashmë do të duhet të përballet edhe me akuzën e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY