Hetimi 1 vjeçar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SHISH, çoi në kapjen e një sasie rekord prej 10 ton kanabis mbrëmjen e djeshme. Droga i përket klanit “Habilaj”, i goditur pak ditë më parë në Itali, ku është arrestuar kreu i organizatës Moisi Habilaj.
Gjatë aksionit të mbrëmjes u kapën 10 ton drogë.
Por sa para do të fitoheshin nëse kjo sasi e madhe droge do të shitej në treg? Nëse kjo drogë do të nxirrej në treg vlera do të shkonte në 30 milionë euro.
Kjo shofer është e barabartë me “ta ardhurat” e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, në 6 muaj. Referuar përgjimeve të Moisi Habilajt, nga strukturat e antikrimit italian, mësohet se Saimr Tahir fitonte 5 milionë euro në muaj.
Droga e sekuestruar ishte e paketuar dhe gati për tu trafikuar. Nga operacioni ka disa të shoqëruar dhe të arrestuar, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/