PËRGJIMET/ Dosja “Habilaj” fut në valle dhe grupin e Prishtinës

PËRGJIMET/ Dosja “Habilaj” fut në valle dhe grupin e Prishtinës

191
0
Shares
Moisi Habilaj

Dosja prej 416 faqesh e publikuar nga autoretetet italiane ka zbardhur dhe detaje nga grupi i Prishtinës.  Anëtarët e grupit kriminal Habilaj, flasin me njëri-tjetrin për një tërheqje parash në Prishtinë. Ende nuk dihet nëse vendi që do të merren paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal. Ata flasin me shifra të mëdha si, 100 apo 200 mijë euro.

BISEDA:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..Hëëë.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00.. nga ora 08:00 deri në 14:00… për shembull.. nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro.. ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vëlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë… ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo.. unë s’kam të bëj.. unë marr lekët cash. Kam bërë marrëveshjen që në Milano.. për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë.. sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu.. jo prit nesër.. jo sa ke.. merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim në paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu siç i marrim ne…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY