I vdesin djemtë dhe bashkëshorti, e moshuara del nga shtëpia pas ngujimit...

I vdesin djemtë dhe bashkëshorti, e moshuara del nga shtëpia pas ngujimit 20 vjeçar

84
0
Shares

Gjyshja e Klevisës ka 20 vjet pa dalë nga shtëpia. Mbesa erdhi rubrikën “ Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një kërkesë gjyshes së dashur Merushes, që të vij në programin e “E Diela Shqiptare”. Gjyshja e saj është rritur jetime, por edhe bashkëshorti i saj po ashtu. Në moshën 23 vjeçare Merushja humb njërin nga djemtë e saj.
“Pas kësaj ngjarje ajo u mbyll në shtëpi, u vesh me të zeza dhe nuk diti të buzëqeshë më. Vitet kaluan dhe u martua xhaxhai i dytë. Një muaj më pas u martua edhe babi im. Por jeta nuk donte që gjyshja ime të buzëqeshte, ku xhaxhai im ndërron jetë. Ai la një vajzë 3 – muajshe dhe kjo ndarje nga jeta për nënë Merushen ishte e trefishtë, pasi nusja bashkë me vajzën u larguan nga ajo shtëpi. Për 20 vjet ajo nuk ka dalë nga shtëpia dhe e vetmja lumturi që ajo ka pasur në jetë ka qenë lindja ime. Ajo më thotë gjithmonë se ti Klevisa më ke mbajtur mendjen deri tani.
Unë jam shumë fanse e juaja në faqet zyrare që keni në rrjetet sociale dhe i tregoja gjithmonë për komentet që bëja dhe ju më kthenit përgjigje. Ajo më thoshte gjithmonë se nuk dua të vdes pa të parë ty njëherë në televizor. Gjyshja më ka dhënë shumë forcë për zgjedhjet e mia dhe shpresoj të ketë ardhur sot. Ajo do të më bëj të lumtur nëse ka ardhur, pasi kjo do të jetë një ditë shumë e veçantë. Ajo duhet të jetojë për ne se edhe ne nuk jemi mirë kur e shikojmë atë ashtu.”
Pas shumë përpjekjesh nga ana e produksionit të “E Diela Shqiptare” nënë Merushja del nga “ngujimi” 20 vjeçar dhe nga qyteti i Lushnjes ka udhëtuar drejt Tiranës, për të parë se kush i ka bërë mesazh. Ajo e ndjek çdo javë emisionin “E Diela Shqiptare”. Ardit Gjebrea e pyet rreth jetës së saj, një jetë e cila ka qenë e vështirë për nënë Merushen.
“Unë jetën time e kam kaluar shumë të hidhur.Nënës po i ikën fëmijët para, rron kot. Mua më kanë ikur dy djem dhe kam qenë e hidhur në vetvete. Edhe bashkëshorti më iku pas djemve. Sot kam vetëm një djalë bashkë me nusen.
Më trego pak për jetën tënde tani, ku shkon?
Ku të shkoj, s’më bën zemra të dal.”
Ardit Gjebrea e falenderon nënë Merushen që ka ardhur në shtëpinë e “E Diela Shqiptare” pasi është e vetmja dalje pas humbjes së djemve të saj. Ajo i është shmangur çdo feste që ka pasur në jetë.
“Cili është motivi që erdhe sot këtu? Kush mendon se mund të jetë?
Përveç mbesës nuk mendoj se është njeri tjetër.”
“Të keqen nëna, e dija që ti do ma bëje këtë surprizë. Shpirti i nënës ti!
Nëna unë të falenderoj shumë që ke ardhur për mua. Kjo që ke bërë sot është një hap shumë i madh për ty, por gjithashtu edhe për ne. Unë erdha këtu, që të bëj realitet ëndrrën tënde që të më shikoje njëherë në televizor. Gjithashtu dua që të bëhesh pjesë e gëzimeve tona familjare, të jesh pjesë e fotografisë së familjes sonë dhe jo të jetë montazh ajo foto. E di që jeta nuk është treguar e bukur, por ti ke një shpirt të fortë që më bën edhe mua të eci përpara.”
Ardit Gjebrea i propozon nënë Merushes që të qëndrojë edhe gjatë Telebingos Shqiptare, për ta ndjekur atë drejtpërdrejtë në studio. Ajo pranon dhe ka parë nga afër të gjitha performancat e balerinëve të Telebingos Shqiptare dhe atmosferës së bukur të krijuar aty./ tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY