Përgjimet në peshkarexhën “Fatima”, urdhërat e Moisiut: Janë të gjithë tanët këtu,...

Përgjimet në peshkarexhën “Fatima”, urdhërat e Moisiut: Janë të gjithë tanët këtu, po mund të dalë ndonjë by… nuk dihet

309
0
Shares

Përgjimet italiane tregojnë se si Moisi Habilaj u jepte direktivat dy skafistëve që kishin ardhur për tu ngarkuar me 860 kilogramë kanabis sativa.

Përgjimet në peshkarexhën ‘Fatima’

Habilaj: Tani ne fillim furnizohemi me nafte

G: Po

Habilaj: Fillojme me bidonat

G: Po

Habilaj: perse nuk keni bidona ne anije?

G: Epo mire.

Habilaj: Epo Mire? Po pastaj do ti lesh te ngjiten ne anije?

R: Ku duhet te ngjitemi

Habilaj qesh

R: Duhet te nxitojme, duhet te ikim vella, duhet te ikim.

Habilaj: Po vella, ne duhet ti bejme gjerat sic duhen bere.

R: Degjo nje gje.

Habilaj: Me thuaj

R: Policia, kjo ketu …..eshte ne det tani?

Habilaj: keta tanet? Jane ne det, rri i qete.

R: Duhet ti informosh kur te dal ne det.

Habilaj: Rri i qete, ketu jeni si ne shtepi.

Moisi Habilaj – italianit: Policët janë tanët këtu

M: … E pe furgonin e policisë që kaloi?… pak më parë?

R: Ah.. ai me drita të bardha… vërtetë?

M: Po… iku andej apo këtej?

R: Andej… ai që të thashë unë…është makina … ai ishte i yni?

M: Si?

R: Ishte i yni?

M: Janë të gjithë tanët këtu! Po mund të dalë ndonjë by… nuk dihet!

M: Se nuk e dinë të gjithë këtë… prandaj të them se… duhet të rrimë 2 orë të ngarkuar me mutin sipër… 5 minuta “pam pam” dhe ike… këtu jam unë… jemi 6 vetë… 7 vetë…jemi ne 4 vëllezër… jemi sonte këtu… djali që ishte këtu doli tani nga “Piazza Lanza” (i referohet Sabaudin Çelajt)… nga një muaj ka dalë… ka dëlë nga arresti i shtëpisë… shkova dhe e mora… dhe e solla këtu… dhe dy nipat e mi … nuk ka njerëz të tjerë këtu… nëse na ndodh ndonjë gjë e tillë 20 vetë minumumi janë të vdekur… minimumi (qesh).

Moisi Habilaj: Një mik na ndihmon në radarët e Durrësit.

M: Ai më telefonoi se është te salla… si thuhet? (kërkon fjalën në italisht)… salla është në portin tjetër të kryeqytetit… ku janë… dhe më sheh çdo gjë… edhe … peshqit sheh që aty… sepse është mik me një mikun tonë “po qysh?”… sepse e pyeti “ç’është kjo anije?” dhe ai u përgjigj “çfarë anije”… “pse është futur një milje në ujërat greke”

G: Çfarë i kishte thënë?

M: “Pse kjo anije… kjo peshkarexhë… është futur një milje… në ujërat territoriale greke”… nuk e di çfarë gënjeshtre i ka thënë… ku dreqin ta di…

M: Tani që do të ikësh… duhet të largohesh 2 milje që këtu… nga toka… dhe pastaj duhet të marrësh gjithnjë 2 milje nga toka… gjithnjë drejt… derisa të zhduken dritat tona… sepse tani më mori polici që më tha… mos u afro në ujërat greke

R: atëherë unë… më ndiq… unë po dal këtej.

M: Merr djathtas.

R: Po iki kështu.

M: Po.

R: dhe të gjithë dritat që janë këtu … bëj 2/3 milje.

M: Po… larg dritave… 2 milje…2

R: 2 milje.

M: Si… duhet të ecësh gjithmonë drejt…. kur të mbarojnë dritat sepse kur arrin në një pikë, pas 6/7 miljesh nuk duken më dritat, duhet të ecësh akoma 2/3 milje dhe pastaj futesh

R: Pastaj kthehem majtas.

M: Drejt Italisë… kuptove? … nuk duhet të gabosh miku im.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY