FOTO & EMRA/ Itali, trafikuan 20 milionë euro heroinë, pranga shqiptarit pas...

FOTO & EMRA/ Itali, trafikuan 20 milionë euro heroinë, pranga shqiptarit pas 3 vite arrati

246
0
Shares

Tre vjet pas operacionit të zhvilluar në mars të vitit 2014, ku policia goditi një rafineri të madhe të heroinës në një vilë në Strada Traversante Pedrignano, arrestohet një nga krerët e grupit.
Në pranga ka përfunduar Hektor Kosturi, 30 vjeç, me shumë precedentë, ndërsa më herët është arrestuar edhe Erjon Shahini, 34 vjeç, pjesë e një grupi italo-shqiptar të heroinës.
Shahini është ekstraduar në Itali nga Shqipëria dhe ndodhet në burgun Rebibbia. Kosturi është dënuar me 8 vite burgim dhe mbi 22 mijë euro gjobë, dënim i dhënë pas procesit me gjykim të shkurtuar.
Hetimet ndaj grupit nga hetues në Parma nisën në tetor të vitit 2013, pas sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme prej 100 kg heroinë. Në atë kohë u arrestua Marcello Panariti.
Pas transportit të lëndës narkotike, heroina përpunohej në një laborator të ngritur në një vilë në Parma dhe më pas shpërndahej në tregun me pakicë në disa zona përreth.
Më pas, u sekuestruan edhe 13 kg heroinë, rreth 3 kg kokainë, 100 kg substanca të tjera, rreth 13 mijë euro cash, si dhe një laborator për përpunimin e drogës.
Hetimet përfunduan në maj të vitit 2014, ku është bërë e mundur zbulimi i rreth 60 kg heroinë të pastër dhe pas përpunimit, sasia ka shkuar në 480 kg, duke shkuar në një vlerë me pakicë rreth 20 milionë euro.
Të arrestuarit në mars 2014, Artur Bregu, 36 vjeç, i cili banonte në Brescello zyrtarisht si një punëtor me një jetë modeste, Marcello Panariti, italian, 37 vjeç. Velino Koroveshi, lindur në Shqipëri, 27 vjeç, Lauert Greca, lindur në Shqipëri, 27 vjeç, Gëzim Hasa, nga Shqipëria, 32 vjeç, Denis Tafili, 32 vjeç, i burgosur në burgun e Parmas, Ded Bajraktari, i lindur në Shqipëri, 26 vjeç, Bledar Brahimi, 32 vjeç si dhe disa shtetas italianë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY