Gazetarët Armand Shkullaku dhe Sonila Meço janë parë pasditen e sotme në çadrën ku opozita vazhdon të protestojë kundër qeverisjes aktuale, në kërkim të një qeverie teknike që do të realizojë edhe procesin zgjedhor.
Edhe pse në qëndrimet e tyre të deritanishme, Meço dhe Shkullaku ishin parë të pozicionuar qartësisht kundër Ramës dhe qeverisjes së tij, kjo është hera e parë që këta dy gazetarë i shohim pjese te një organizimi politik, siç është kjo protestë.
Në videon e publikuar nga vetë kreu i PD-së Lulzim Basha , dëgjohen kritika të forta të dy gazetarëve kundër Kryeministrit Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/