Berisha në çadrën e protestës: Zgjedhje me Ramën? S’mund të ketë

Berisha në çadrën e protestës: Zgjedhje me Ramën? S’mund të ketë

62
0
Shares

Sali Berisha i është bashkuar sërish këtë pasdite çadrës së protestuesve para godinës së Kryeministrisë.
Berisha tha se ose përmbushet misioni i protestës për qeveri teknike ose Shqipëria nuk është më e lirë.
Ai e cilësoi protestën një revolucion paqësor i një “megafuqie”, popullit.
“Në 24 orë, në Shqipëri u instaluan 2 pushtete, pushteti i shqiptareve moralit dhe vlerave, pushteti i bandave, i Shytëve, Lul Berishës, Shullazit, trafikantëve dhe kompani. Dy pushtet janë ballë për ballë me njeri-tjetrin, dhëmbë për dhëmbë me njeri-tjetrin”.
Ai tha se protestuesit treguan se Rama “është një Edi Eskobar, është një Klemend Balil, është njëri prej banditëve të veshur me pushtet”.
Ata treguan se “ky është pushteti që mashtroi më shumë se ai pas Enver Hoxhës”, shtoi Berisha.
Ish kryeministri u bëri thirrje emigrantëve që, të nisin edhe ata protestat pranë ambasadave shqiptare në botë.
“Zgjedhjet e qershorit me Ramën s’mund të ketë. Duhet të kuptojë çdo shqiptar”, tha ai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY