VIDEO & EMRA/ Durrës, arrestohen për llogari të Italisë, dy super të...

VIDEO & EMRA/ Durrës, arrestohen për llogari të Italisë, dy super të kërkuar që prej vitit 1998

249
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” kanë ndaluar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.
Të arrestuarit janë…
• Gëzim Aleksi 41 vjeç, banues ne Shijak.
• Dashamir Hersi 48 vjeç, banues në Durrës.
Në ngarkim të Gëzim Aleksi, Gjykata e Brescia-s /Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 664/98 R. G. P. M. 466/98, datë 16. 06. 1998 për veprën penale” Vrasja”parashikuar nga legjislacioni Italian.
Në ngarkim të Dashamir Hersi, Gjykata e Pescara-s /Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 15/99 R. G. N. R./PD – 14/00 G. R. GIP/D – 7/00 R. E. G., datë 09. 06. 2000 për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian.
Personat e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më datë 12. 10. 2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY