Një ari me përmasa gjigante i ka futur tmerrin banorëve të fshatit Polis Vilë në Elbasan. Sipas banorëve, ariu i frikshëm po i terrorizon ata ditën dhe natën, aq sa nuk dalin dot nga shtëpitë. Sipas tyre, ariu nuk ka frikë nga asgjë, dhe qentë janë zhdukur nga frika. Por as armët duket se nuk e ndalin këtë gjigant.
Banorët shkruajnë se kanë frikë të dalin nga shtëpitë, kanë frikë për fëmijët dhe nuk i dërgojnë ata në shkollë e gjithashtu kanë frikë të dalin të punojnë në bujqësi e të ushqejnë bagëtitë. Por mbi të gjitha ky ari po ha çfarë gjen përpara.
Ndodhur në këtë situatë banorët kanë njoftuar organet kompetente, policinë, pushtetin vendor etj. Për të kapur ariun është krijuar një grup i posaçëm, por edhe ky grup ka frikë ti afrohet. Priten specialistë nga Kosova që ta paralizojnë kafshën e tmerrshme. Infoelbasani.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/