Ish-ministri i LSI i Drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur legjitime protestën e opozitës dhe kërkesën e saj që më 18 qershor të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike.
I ftuar në “Ora News”, Manjani theksoi se kaq mjafton që opozita të ftohet nga mazhoranca për t’u ulur në një tavolinë dhe të diskutojnë për të zgjidhur ngërçin politik.
Ylli Manjani komentoi edhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, që tha sot se protesta e opozitës është për shkak të frikës nga reforma në drejtësi. Këtë tezë të Kryeministrit, Manjani e quajti një alibi të Ramës për t’iu shmangur realitetit dhe përdor justifikime që nuk janë normale.
“Pretendimet e opozitës duhen marrë seriozisht, duhen trajtuar një e nga një. Duke filluar nga kanabizimi i shoqërisë deri te reforma zgjedhore. Mos të ngatërrojmë temat. Se nuk ka faj reforma në drejtësi përse opozita nuk hyn në Parlament. Ka ikur frika e reformës në drejtësi. Është turp e faqja e zezë. Duhet ta pranojmë këtë gjë. Kjo është arrogancë, nuk është teori” tha Manjani
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/