PËRGJIMET/ Biseda midis vëllezërve Habilaj: Porositë që më dha “shefi i madh”...

PËRGJIMET/ Biseda midis vëllezërve Habilaj: Porositë që më dha “shefi i madh” në Tiranë

170
0
Shares

Pas përgjimeve të zbardhura nga autoritetet italiane të kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Moisi Balilaj dhe vëllait të tij Florianit, të tjera detaje janë zbuluar nga bisedat ku përmendet emri i deputetit socialist.

Në nja nga faqet e dosjes së plotë që në vetvete përmban 416 të tjera Moisi është duke folur me të vëllanë Florianin ku ky i fundit i rrëfen për takimin me ‘shefin e madh’ në Tiranë.

Floriani tregon me detaje se si e morën me taksi dhe se cfarë i tha ‘shefit’ ‘fije për pe’.

Moisi: C’ thuhet tjetër?

Florian: Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita, këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg Vlorës)

Moisi: Po c ne?

Florian: Më kërkoi ‘’shefi I madh’’

Moisi : Cfarë donte?

Florian: Asgjë, për këto… për situatën

Moisi: Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)

Florian: Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë

Moisi:  Po cfarë të tha?

Florian: Më tha, ” cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë ‘’ kështu kështu”

Moisi: Qe do të thotë?

Florian: I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh

Moisi: Ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje

Florian: Po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi

Moisi: Po, .. edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam

Florian: Edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “ unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit’’

Moisi: E kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?

Florian: E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?

Moisi: Po, më thuaj, vëlla

Florian: E kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit

Moisi: Po

Florian: Ai i ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…

Moisi: Sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?

Florian: Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin

Moisi: Blasfemi

Florian: Megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë’’- më tha në fund (shefi)…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY