U arrestua për përdhunimin e 15 vjeçares, autori: Më lironi se jam...

U arrestua për përdhunimin e 15 vjeçares, autori: Më lironi se jam i sëmurë me dy unaza në zemër

202
0
Shares
Foto, Vajza e perdhunuar ne Pogradec

“Nuk e kam përdhunuar unë, më lironi se jam i sëmurë”, këto kanë qenë fjalët që tha Ligor Biba, 55-vjecari i cili i arrestua dy ditë më parë me dyshimet se ka abuzuar me një të mitur 15-vjeçare duke e lënë atë shtatzënë në mars të këtij viti. Në seancën gjyqësore, organi i akuzës pasi, ka parashtruar mekanizmin e ngjarjes, ka kërkuar burg për 55-vjecarin por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja. Sipas avokatit të të pandehurit, Bevzat Tarelli prokuroria ende nuk ka prova që bëjnë klientin e tij fajtor për veprën e rëndë duke e cilësuar mbajtjen në burg të paligjshëm. Avokati shtoi se 55-vjecari është me probleme shëndetësore ndaj kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

“Unë them që edhe sikur të ketë ndodhur ky raport seksual, vepra penale është inekzistente. Për mua, gjykata ka bërë një gabim të rëndë procedural, ndoshta për efekt të ngjarjes apo mediatizim të saj që ka pranuar një kërkesë prokurori pa regjistruar asnjë provë që të formojë dyshimet e arsyeshme për vetë ekzistencën e veprës penale dhe mandej te subjekti i veprës penale”- tha ai për gazetarët pas seancës.

Mësohet se gjatë seancës i pandehuri ka pohuar se gjithçka është sajesë: ”Jam i pafajshëm, nuk kam bërë asgjë. Gjithçka është një sajesë e vajzës dhe familjarëve të saj. Dua të dal sa më shpejt sepse jam i sëmurë me dy unaza në zemër”.

Megjithatë gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg pa afat për 55-vjeçarin.

Ngjarja u denoncua dy ditë më parë në fshatin Velcan, ku shtetësja me iniciale Xh.B. denoncoi fqinjin e saj për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë duke e lënë atë shtatzënë, tashmë 8-muajshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY