PËRGJIMET/ Habilaj: Bleva byzylyk për gruan e Saimirit dhe nënën e tij

PËRGJIMET/ Habilaj: Bleva byzylyk për gruan e Saimirit dhe nënën e tij

706
0
Shares

Më shumë se 400 faqe raport është bërë publik në lidhje me përgjimin e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Në qindra raste grupi hetimor pranë Gjykatës së Katanias në Itali, ka pasur nën përgjim grupin shqiptaro-italian të narkotrafikut. Në këto përgjime në disa raste përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kështu në faqen 100 të këtyre përgjimeve, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, flasin për një Tahiri, duke thënë se, çfarë ka më shumë ai, përveç emrit dhe pozicionit. Moisi Habilaj thotë në përgjime se Tahiri nuk ka më shumë lekë se ata. Ai përllogarit se, në një muaj Tahiri, ka bërë rreth 5 milionë euro. Ndërsa Sabi thotë se, ato para shkojnë për fushatë elektorale për të cilën, në fakt sipas tyre, Tahirit i duhen 20 milionë euro. Në disa përgjime të tjera, Habilaj përllogarit edhe rreth 30 mijë euro pagesë për Tahirin, ndërsa në një pasazh tjetër njëri prej të përgjuarve thotë se, ‘i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij’.

‘Moisi futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylukë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë’.

Moisi: Goxha

Sabi: 1000 euro?

Moisi: 2000 euro

Më pas biseda vazhdon për gjëra të tjera.
Image

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY