Ish-miku i kryeministrit: Rama të dorëhiqet, Tahiri të arrestohet

Ish-miku i kryeministrit: Rama të dorëhiqet, Tahiri të arrestohet

289
0
Shares

ZGJIDHJA kërkoi që kryeministri Rama të japë dorëheqjen, ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Tahiri të arrestohet. Reagimi i partisë së drejtuar nga Koço Kokëdhima, erdhi pas fakteve të shumta të lidhjes së Tahirit me trafikantët e drogës.
“Dje u arrestua Moisi Habilaj, kushëriri në fjalë i Saimir Tahirit. Shërbimet Italiane kanë nje dosje me 416 faqe përgjime ku rezulton se Saimir Tahiri është i përfshirë direkt si mbështetës dhe përfitues milionash nga trafikantët e hashashit”, u shpreh “Zgjidhja:.
“Zgjidhja” nuk pret asnjë ndjesë nga ish-ministri i kartelit të drogës, që kanabizoi vendin, mbushi me drogë mbarë Europën, fuqizoi krimin e organizuar dhe e la vendin në dorën e bandave që lajnë hesapet rrugëve të qyteteve dhe fshatrave të terrorizuara të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i “Zgjidhja”-s

Rama të dorëhiqet, Tahiri të arrestohet

Saimir Tahiri deklaronte publikisht në “Top Story” në shtator 2015: “Pse duhet të jap dorëheqjen, se ma kërkon opozita, se del një punonjës i policisë, që sot duhet të ishte në arrest, se paskam ca kushërinj të largët të cilëve iu kam shitur makinën dhe kjo qenka problem? Nëse zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë gjenden fajtorë nga prokuroria dhe rezulton që janë trafikantë, po atëherë do i kërkoj falje publikut se iu paskam shitur makinën ca trafikantëve!”.
Dje u arrestua Moisi Habilaj, kushëriri në fjalë i Saimir Tahirit. Shërbimet Italiane kanë nje dosje me 416 faqe përgjime ku rezulton se Saimir Tahiri është i përfshirë direkt si mbështetës dhe përfitues milionash nga trafikantët e hashashit.
ZGJIDHJA nuk pret asnjë ndjesë nga ish-ministri i kartelit të drogës, që kanabizoi vendin, mbushi me drogë mbarë Europën, fuqizoi krimin e organizuar dhe e la vendin në dorën e bandave që lajnë hesapet rrugëve të qyteteve dhe fshtatrave të terrorizuara të Shqipërisë.
Çmontimi i kartelit shumë të rrezikshëm të drogës, që është në pushtet prej 4 vitesh duhet të nisë nga dorëheqja e Edi Ramës dhe arrestimi i Saimir Tahirit dhe dhjetra drejtuesve të lartë të policisë që u vunë në shërbim të trafikantëve, me dhe pa lidhje farefisnore, por me lidhje të fuqishme interesash për të nxjerrë milionat nga ekonomia kriminale e kanabisit. Agjensitë e huaja partnere të Shqipërisë i kanë të dokumentuara plotësisht se çfarë i bënë Shqipërisë dhe Europës këta trafikantë të veshur me pushtet.
ZGJIDHJA e ka denoncuar me qindra herë se pas trafikut të mariuanës qëndrojnë Edi Rama dhe Saimir Tahiri dhe se mafia e mariuanës ka kapur gjithçka dhe drejton vendin.
ZGJIDHJA inkurajon prokurorinë që të çojë deri në fund hetimet e nisura mëse dy vite më parë, t’i vlerësojë akuzat e ish-punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit që u tradhëtuan, u shkarkuan apo u detyruan të lënë vendin dhe të kërkojnë azil politik në Europë, pasi mbetën në mëshirë të trafikantëve.
ZGJIDHJA do punojë për qetësimin e vendit, rikthimin e rendit dhe të sigurisë, drejtësisë dhe shtetit ligjor, për çmontimin përfundimtar të kartelit të drogës, që nis nga kryeministria dhe përfundon te trafikantët e mëdhenj. ZGJIDHJA do ngrejë ekonominë legale të kanabisit në favor të shtetit, do e dekriminalizojë përdorimin, do lirojë nga burgjet dhe do amnistojë të dënuarit si përdorues dhe do e zhdukë mafien e hashashit në Shqipëri.
Rama, në vend të spektaklit mediatik, me të cilin ua shpëlan trurin përditë shqiptarëve të mjerë të cilët jetojnë nën regjimin e bandave të drogës dhe oligarkisë së krimit dhe të korrupsionit, duhet të paguajë çmimin për uzurpimin dhe rrënimin e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të institucioneve, qeverisë dhe interesave të larta ekonomike e shtetërore, për kriminalizimin e çdo qelize të shoqërisë dhe të shtetit, për shkatërrimin e lirive politike dhe ekonomike dhe për vendosjen e sundimit të plotë të oligarkisë së krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri.
#ZgjidhjaPërShqipërinë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY