Lezhë, 56 vjeçari vetëhelmohet me fotoksinë

Lezhë, 56 vjeçari vetëhelmohet me fotoksinë

129
0
Shares

Një 56 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. Mësohet se është vetëhelmuar me fostoksinë 56-vjeçari N.P.. Ai u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital. Por pavarësisht ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ai gjeti vdekjen. Dyshimet paraprake janë se viktima i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas deklaratave të të afërmve në Policia, i ndjeri kishte shfaqur shenja mërzie kohëve të fundit dhe ishte mbyllur në vete. Gjithsesi për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes, materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY