EMRI/ Vlorë, maskat lidhin rojën dhe grabisin karburantin

EMRI/ Vlorë, maskat lidhin rojën dhe grabisin karburantin

163
0
Shares

Grabitet pika e karburantit në fshatin Qishbardhë të Vlorës. Grabitësit lidhin rojën duke e mbyllur në një dhomë dhe marrin një shumë prej rreth 35 mijë lekë (të reja).
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:15 minuta, ndërsa dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë lidhur rojën e karburantit Xhevair Lelaj, duke e mbyllur në një dhomë dhe më pas kanë kontrolluar duke grabitur të gjithë shumën e xhiros, rreth 35 mijë lekë të reja.
Pas grabitjes ata janë larguar, duke e lënë rojën të lidhur dhe mbyllur në dhomë, ndërsa vetëm rreth orës 07:30 minuta, roja i karburantit është gjetur nga një prej punonjësve të firmës që ndodhen në zonë për rikonstruksioni e rrugës së lumit të Vlorës. Ky ka dëgjuar thirrjet që vini nga dhoma, ndërsa ka liruar rojën, Xhevair Lelaj 42 vjeç, duke njoftuar më pas edhe policinë.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, duke marrë edhe deponimet e rojës, por edhe pamjet filmike të karburantit që do të çojnë ndoshta në identifikimin e dy personave, autorë të grabitjes.
Kjo pikë karburanti grabitet sërish në harkun kohor të dy muajve. Vetëm dy muaj më parë sërish dy persona të armatosur dhe të massuar kanë arritur të grabisin një shumë prej rreth 2 milion lekë të vjetra, një ngjarje e cila ashtu si kjo e ditës së martë ka mbetur pa autorë, ndërsa personat përgjegjës nuk janë arrestuar nga policia.
Në vetëm dy muaj, në Vlorë numërohen plot katër pika karburanti të grabitura nga persona të armatosur dhe të maskuar, ngjarje për të cilat policia nuk ka asnjë person të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY