Saimir Tahiri lajmëron konferencë urgjente shtypi për kushëririn e arrestuar në Itali

Saimir Tahiri lajmëron konferencë urgjente shtypi për kushëririn e arrestuar në Itali

161
0
Shares

Pas përmendjes së emrit të tij në përgjimet e antidrogës italiane, të përmendura në shtypin italian, si dhe pas kërkesës së kreut të opozitës drejtuar prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, ky i fundit ka lajmëruar një konferencë urgjente për shtyp sot rreth orës 16.30.
Ish-ministri i Brendshëm ka pasur disa reagime dhe lëvizje pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, i akuzuar për trafik droge dhe armësh. Fillimisht ai u shpreh për dënim maksimal për klanin shqiptar të drogës, më pas kërkoi takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe pas pak do të dalë vetë përpara gazetarëve.
Ajo që të gjithë mediat, të cilat po ndjekin nga afër këtë çështje, kanë nënvizuar thuajse njëzëri, është fakti se kryeministri Edi Rama, nuk ka bërë asnjë koment për njeriun e tij më të besuar në mandatin e parë. Rama kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra për ish ministrin e tij, duke i cilësuar ato produkte të “Frontit së të Keqes” dhe të kazanit mediatik. Por mesa duket tani që kazani i vërtetë u hap, era po përhapet deri në majë të qeverisë. Kryeministri gjendet sot përballë ballafaqimit me të vërtetën që të gjithë e dinin, por ai nuk e pranoi kurrë, madje tentoi me qëllim ta manipulonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY